Mbetet në paraburgim babai që dyshohet se mbyti foshnjën e vet

0
170

[ad_1]

Apeli ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila një ditë pas krimit kishte caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit. 

Gazeta Express kishte sjellë edhe rrëfime rreth këtij rasti.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit: 

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, për të pandehurin Xh.K. Në këtë mënyrë, kolegji penal e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 30.08.2017.

Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posa lindur.

Gjykata e Apelit, vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore, për të cilën ia ka caktuar paraburgimin të pandehurit, konform dispozitës se nenit 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

[ad_2]

Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.