Vulin thotë se Serbia nuk duhet të turpërohet më për krimet në Kosovë

0
77


Ministri serb i Mbrojtjes,  Aleksandar Vulin thotë se vendi i tij nuk duhet të turpërohet më për krimet që ka kryer në Kosovë.

Ai ka lavdëruar gjeneralin Vladimir Lazarevic, i cili u dënua me 14 vjet burg për krime lufte në Kosovë.

Një deklaratë e tillë nuk u ka shpëtuar mediave amerikane që kanë cituar Vulinin.

“Koha e turpit ka kaluar. Është koha e krenarisë”, tha Vulin në Nish.

Lavarevic, komandant i trupave serbe gjatë luftës në Kosovë i cili ishte përgjegjës për më shumë se 10.000 të vrarë dhe mijëra të tjerë të zhvendosur, u lirua nga burgu pasi kreu 2/3 e dënimit të tij.

Vulin tha se Lazarevic dhe ushtarët e tjerë serbë në Kosovë ‘kanë arsye të shihen si më të mirët prej më të mirëve dhe më trimat prej më trimave”.



Source link

LEAVE A REPLY