Kongresmeni Engel: Rusët e kinezët na mashtruan në Interpol, Palestina u anëtarësua, aleati ynë Kosova jo

0
122


Derisa Asambleja e Përgjithshme e Interpolit po mbahej në Pekin, SHBA-ja i ofroi Rusisë një marrëveshje shkëmbimi. SHBA u pajtuan për të bërë presion ndaj Kosovës që të tërhiqej nga kërkesa për anëtarësim në organizatën e policisë ndërkombëtare, nëse Rusia pajtohej që të mbështeste strategjinë e tyre për çështjen palestineze, transmeton Express.

Marrëveshja përfshinte edhe Serbinë dhe Kinën. Por në fund të samitit, Palestina u bë pjesë e Interpolit por jo edhe Kosova.

“Strategjia diplomatike e Amerikës në Interpol dështoi qartazi dhe siç duket nuk kemi pasur plan B”, ka thënë Engel, anëtar i lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për Jerusalem Post.

Ai ka shtuar: “Ky është një ndikim real i politikës së jashtme të Administratës Trump: Rusia dhe Kina na e hodhën, dhe tani Palestina është pjesë e Interpolit, por aleati jonë Kosova, nuk është”.

Ai ka thënë se pret t’i dëgjojnë departamentet e Shtetit dhe Drejtësisë se si do ta pastrojnë këtë rrëmujë të krijuar. /Express/  



Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.