​Dy trajnerët që mund të zëvendësojnë Bunjakin

0
568


Trajneri Albert Bunjaki pas ndeshjes me Islandën është përshëndetur me lojtarët dhe stafin e Kosovës, pasi edhe më herët e kishte paralajmëruar largimin.

Bunjaki është larguar nga posti i përzgjedhësit pas më shumë se tetë viteve në krye të Kosovës.

Pavarësisht se Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka bërë të ditur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, thashethemet kanë filluar të përhapen.

Sipas asaj që mëson Gazeta Express, dy opsionet për të zëvendësuar Bunjakin në krye të Kosovës janë trajneri turk Fatih Terim dhe ai slloven, Srecko Katanec.

Kosova me 13 nëntor pritet të luaj miqësore ndaj Lituanisë dhe deri atëherë pritet të emërohet edhe trajneri i ri. /Express/ 



Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.