Atentati në Lushnje, personi i plagosur është nipi i Aldo Bares!

0
729


Viktimat janë Zamir Latifi, 27 vjeçar dhe Jurgen Hoxha, 23 vjeçar. Dy trupat e të rinjve janë dergjur në tokë, pranë shëtitores së qytetit dhe pak metra larg komisariatit të Lushnjes.

Zamir Latifi, viktimë e atentatit mafioz.

Nga ana tjetër ka patur dhe 3 të plagosur, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë Xhulio Shkurti.

Xhulio Shkurti, 22 vjeçar, është nipi i kapobandës së Lushnjes, të famshmit Aldo Bare, i cili vuan dënimin me burg përjetë. Kjo nuk është hera e parë ku Xhulio Shkurti përfshihet në një atentat kriminal, pasi më shtator të 2016, nipit të Aldo Bares i është bërë një atentat.

 Xhulio Shkurti u qëllua me pistoletë bashkë me një shokun e tij ku ishin të ulur në një lokal në lagjen “Çlirimi” në Fier. Në atë atentat Xhulio Shkurti mbeti i plagosur në këmbë./Gazeta Express



Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.