Milani i jep ultimatum Montellas

0
209

[ad_1]

Sipas asaj që raporton Sky Sports, drejtorët e Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone – i kanë kumtuar lajmin Vincenzo Montellas se duhet t’i fitojë dy ndeshjet e radhës në Serie A nëse dëshiron të shpëtojë punën.

Montella është në presion pas tri humbjeve me radhë në Serie A, ndërsa kulmi ishte barazimi 0:0 me AEK-un e Athinës në San Siro në kuadër të Europa League.

Montella tani duhet t’i fitojë patjetër dy ndeshjet e radhës, ndaj Genoas dhe Chievos, në të kundërtën rrezikon seriozisht shkarkimin.

Drejtuesit e Milanit duan patjetër gjashtë pikë nga dy takimet e radhës, para përballjes me Juventusin me 28 tetor në “San Siro”.

Pas tetë xhirove në Serie A, Milani renditet në pozitën e 10’të me vetëm 12 pikë – që regjistron katër fitore dhe katër humbje. /Gazeta Express/

[ad_2]

Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.