Ndërron jetë mafiozi i famshëm italian “Toto” Riina

0
176



Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, një prej mafiozëve më të njohur italianë “Toto” Riina. Bosi i Koza Nostrës ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej në gjendje kome prej disa ditësh në një spital të Parmës, pasi i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Salavatore Riina njihet ndër të tjera si urdhërues i vrasjeve të prokurorit anti-mafia Xhovani Falkone dhe gjykatësit Paolo Borselino. Vrasjet e ndodhura në vitin 1992 tronditën në atë kohë opinionin publik italian dhe më gjerë. Ai u arrestua më 15 janar 1993 dhe vuante në burg 26 dënime të përjetshme, si përgjegjës për dhjetëra vrasje e masakra mafioze. Por ai kurrë nuk shprehu pendesë për këto krime. Tv Klan



Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.