Video +18/ Momenti kur polici qëllon për vdekje dy persona

0
95



Mediat kanë publikuar momentin kur një polic jashtë detyrës ka qëlluar për vdekje dy të dyshuar gjatë një grabitje të një farmacie në Brazil. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur polici hyri në farmaci së bashku me gruan dhe djalin e tyre të vogël, të cilin vet polici po e mbante në krah. Ndërkohë, dy hajdutë me kapuçë hynë në biznes nën kërcënimin e armës për të vjedhur. Efektivi i policisë, Rafael Souza reagoi duke nxjerrë pistoletën dhe qëlloi për vdekje njërin prej të dyshuarve para se të ndiqte autorin e dytë. E gjithë skena u zhvillua në sy të gruas dhe djalit të tij të vogël, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim. /tvklan.al



Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.