Gjendet i vdekur në rrugë një këmbësor i përplasur nga makina

0
146



Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin nacional Vorë – Fushë Krujë. Policia e Tiranës bën me dije se u lajmërua nga qytetarët rreth orës 05:40, për një këmbësor që ishte i shtrirë në tokë. Dyshohet se qytetari ishte përplasur për vdekje nga një makinë. Viktima është identifikuar me inicialet R.Z. 72 vjeç. Policia thotë se automjeti i dyshuar që ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja. Trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjeksisë Ligjore, ku po kryhet eskpertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. /tvklan.al



Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.