Pronari i lokalit vret me armë gjahu 42-vjeçarin

0
78



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:40 të së hënës në Divjakë. Një konflikt mes pronarit të një lokali në fshatin Goriçaj dhe një 42-vjeçari, të dy banues në këtë fshat, ka çuar në vrasjen e këtij të fundit. Viktima me iniciale A.Ll, u qëllua me armë gjahu në ambientet e lokalit dhe gjeti vdekjen rrugës për në spital. Autor i kësaj ngjarjeje është 42-vjeçari Petrit Toromëni, i cili u arrestua nga policia. Kjo e fundit, në një njoftim të sajin thotë se gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes pronarit të lokalit dhe viktimës, për motive të dobëta. Policia sqaron se puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes vijon./tvklan.al



Source link

LEAVE A REPLY