Gjithçka për një celular…

0
79



Një punonjës u përfshi nga flakët pasi u fut brenda një fabrike ku kishte rënë zjarr për të marrë telefonin e tij celular. Imazhet e kapura nga dëshmitarët tregojnë personin në fjalë të mbuluar nga flakët ndërkohë që dilte nga fabrika në lindje të Kinës. Atij i shkoi në ndihmë një tjetër punonjës, i cili shuajti flakët që kishte në trup. Punonjësi, në gjendje shoku, arrin të ngrihet në këmbë, pavarësisht plagëve të rënda që ka marrë në trup. Mediat kineze shkruajnë se ai ndodhet aktualisht në spital, në kujdes intensiv. Sipas drejtuesve të fabrikës ku ra zjarri, punonjësit kishte qenë ndër të parët që kishte vënë alarmin, por ishte kthyer pasi kishte kuptuar se e kishte lënë telefonin brenda. […]



Source link

LEAVE A REPLY