Arrestohet në portin e Durrësit një polake

0
74



Një 49-vjeçare polake është arrestuar në portin e Durrësit, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar. Beata Puta lindur në Poloni dhe banuese në Itali, u ndalua nga autoritetet shqiptare me qëllim ekstradimin e saj drejt Polonisë. Në një njoftim, policia sqaron se gjatë kontrollit në sistem rezultoi se Puta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake, pasi Gjykata e Varshavës, më 29 Shtator të këtij viti ka lëshuar urdhrin e arrestit, për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Aktivitetit kriminal”./tvklan.al



Source link

LEAVE A REPLY