Mbërrijnë në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave që u vranë në Zvicër

0
163

[ad_1]

Trupat e dy motrave Frroku që u vranë në Zvicër, mbërriten sot paradite në Lezhë. Nga Rinasi u dërguan drejt lagjes “Xhenio”, aty edhe ku ndodhet shtëpia e prindërve të tyre. Familja Frroku po organizon ceremonitë mortore për dy vajzat e saj Alma dhe Elda Frroku, që u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre. Ato do të varrosen nesër në orën 11:00 në varrezat e Lezhës, ndërsa pritet që autoritetet zviceriane të mbyllin hetimet, që do të hedhin dritë mbi atë që ndodhi në në Hausen, të Kantonit Aargau të Zvicres. Motra e Almës, e vogla kishte shkuar aty për të kaluar festat e fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme sëbashku me të motrën, në rrethana ende të paqarta./abcnews.al

[ad_2]

Source link

LEAVE A REPLY

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.